Iu refuzua viza, por Haradinaj merr mesazh urimi nga Trump

10/01/2018 17:58

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook njoftoi se ka marrë dy urime nga Shtetet e Bashkuara me rastin e festave.

“Pata nderin e veçantë të pranoj urim për festat e fundvitit nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Ky urim është edhe një konfirmim i miqësisë së përhershme të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Po ashtu, kam pranuar telegram nga Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, në të cilin, ai më falënderon për mbështetjen personale, por edhe institucionale të shtetit të Kosovës në luftën kundër terrorizmit dhe radikalizmit”, shkruan Haradinaj.

Kryeministri i Kosovës thotë se Qeveria dhe populli i Kosovës do të jenë çdoherë krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pak ditë më parë, Haradinajt iu refuzua viza për në SHBA, duke e detyruar atë që të anulojë vizitën e planifikuar më herët për në Uashington.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA