
Revista e njohur “Maxim” i ka ndryshuar jetën një 21-vjeçare që aspironte për t’u bërë modele, duke realizuar e publikuar një set fotografi nudo me të.
Olivia Burns garoi me 10 mijë femra të tjera për të qenë në kopertinën e revistës së njohur, duke marrë më tepër preferenca gjatë votimit.
Tre muaj nga fillimi i procesit të votimit, 21-vjeçarja Olivia Burns, nga Wellington në Florida të SHBA, ka marrë lajmin se ajo do të ishte imazhi i ri në kopertinën e revistës, për muajt Janar-Shkurt, teksa ka marrë edhe një çek prej 25 mijë dollarësh si fituese kompeticionit.
Por më tepër se sa paratë, ajo çfarë vlen për 21-vjeçaren është suksesi në botën e modelingut, që mund t’i sjellë jo vetëm më tepër të ardhura, por edhe një famë akoma edhe më të madhe.
Top Channel