Zbulohet erëza që lufton obezitetin
09/01/2018 20:19
Një studim i ri ka gjetur erëzën që mund të ndihmojë në luftën kundër obezitetit.
Bëhet fjalë për piperin e zi, që përmban piperonalin, një përbërës që ul ndjeshëm efektet e dëmshme të një diete me shumë yndyrë.
Në studimin indian, minjve që iu dha një suplement piperi për 6 javë, kishin një peshë trupore më të vogël sesa minjtë që nuk e morën këtë suplement.
Obeziteti është trefishuar në të gjithë botën që nga viti 1975.
Top Channel