Tjetër fejesë për yjet e Hollywood

08/01/2018 15:32

Thashethemet e shkruara në media në muajin korrik për një lidhje dashurie të aktores Michelle Williams me biznesmenin Andrew Youmans, duket se kanë rezultuar të vërteta.

Një fakt të tillë e vërteton foto e postuar e Michelle në eventin e së dielës të Golden Globe.

Në foto aktorja shfaqet e veshur me një fustan të zi të jashtëzakonshëm, duke respektuar kështu edhe kodin e veshjes së vendosur për ceremoninë.

Por ajo çfarë ka tërhequr syrin e gazetarëve është pikërisht unaza me diamantë në gishtin e aktores, e cila nuk është kujdesur aspak ta fshehë.

Unaza në gishtin e aktores vjen 6 muaj pas spekulimeve të dala në media për lidhjen e saj të dashurisë me biznesmenin, me të cilin u fotografua duke u puthur në Romë.

Top Channel