Sërish fejesë në familjen e modeles

08/01/2018 15:49

Duket se gëzimet familjare në familjen Dreshaj do të vijojnë edhe përgjatë këtij viti.

Pas propozimit për martesë të Afërdita Dreshaj nga ana e të dashurit të saj, Jakup Kindi, duket se tashmë radhën e ka vëllai i saj, Arbër Dreshaj.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram, Afërdita ka uruar vëllain e saj duke shkruar: “Urime vëllai tim, Arbër Dreshaj, për fejesën e tij me Stefaninë. Jam kaq e lumturuar, Ju dua”.

Në dhjetorin e vitit që lamë pas modelja shqiptare, Afërdita Dreshaj, mori propozimin për fejesë nga i dashuri i saj, ylli i hokejt me famë botërore Jakup Kindi.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel