Skënderbeu nuk ka mundur t’i rezistojë veçse një pjesë loje turqve të Bursasporit, në miqësoren e parë të zhvilluar në Turqi në kuadër të fazës përgatitore të “ujqërve të dëborës”.
Skuadra që u eliminua për të dytën herë në histori nga faza e grupeve të Europa League, e drejtuar nga Ilir Daja, është mposhtur 3-0, një rezultat që nuk tregon realisht atë që u dha në fushën e lojës.
Pasi mbyllën me rrjeta të paprekura 45 minutat e para, Skënderbeu pësoi gol 3 minuta pas fillimit të pjesës së dytë, për të pësuar dy gola të çuditshëm në dy minutat e fundit të takimit, i treti i Bursasportit i shënuar nga pika e bardhë e 11-metërshit.
Yusuf, Bakiš dhe Kembo ishin autorët e golave për turqit, ndërsa Daja hodhi në fushën e blertë lojtarë formacioni, me mungesën e vetme portierin Orges Shehi, vendin e të cilit e zuri Teqja. Skënderbeu do të qëndrojë në Antalia, ku do të zhvillojë edhe dy miqësore të tjera.
Top Channel