Lionel Messi, një baba dhe lojtar shembullor

08/01/2018 16:57

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, duket se po pret me padurim ardhjen në jetë të fëmijës së tij të tretë.

Në rrjetin social Instagram Messi ka publikuar dy foto në të cilat shfaqet bashkëshortja e tij Antonella Roccuzzo dhe ai vetë.

Në foto, bashkëshortja e yllit të Barcelonës, e cila është në muajin e shtatë të shtatëzanisë, shfaqet duke mbajtur gotën e çajti mbi barkun e rrumbullakosur ulur në tapetin e shtëpisë së tyre ndërsa Lionel Messi buzëqesh për aparatin fotografik me gotën e çajit në dorë i ulur në divan.

Çifti i famshëm, Lionel Messi dhe Antonella Roccuzzo,janë prindër të dy djemve të vegjël,Thiago, 5-vjeç e Mateu, 2-vjeç, ndërkohë që aktualisht janë në pritje të fëmijës së tretë i cili gjithashtu është djalë.

Top Channel