Gjykata Speciale është e dëmshme për Kosovën, por do të ndodhë. “Ka qindra argumente kundër saj”, shkruan kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherazi kryeparlamentar i vendit, Kadri Veseli, në një artikull të botuar nga mediet vendase.

“Është një padrejtësi që po bëhet në emër të drejtësisë, – vazhdon ai, – të cilën shteti kosovar nuk ka fuqi ta ndalojë”.

Ajo çfarë mund të bëhet, sipas Veselit, është që instuticionet të përgatiten me qëllimin që dëmtimi i shtetit të jetë sa më i vogël.

“Nuk është çështje fatesh individuale”, këmbëngul kreu i Parlamentit kosovar. “Çështja – sipas tij, – është dëmtimi i padrejtë nga doktrina e barazimit moral të palëve të përfshira në luftë”.

Që situata e Speciales është e pandalshme, kjo për Veselin u pa që në muajin dhjetor, kur u tentua shfuqizimi i saj.

“Nismëtarët e këtij hapi, – thotë më tej ai, – duhet t’i kishin menduar mirë edhe reagimet e shumta që do të ngjallte. Në dështimin e tyre treguan se nuk ishin të përgatitur dhe seriozë për ta shtyrë përpara nismën e ndërmarrë, e për të marrë përsipër përgjegjësitë”.

Daniel Serwer, ndërkohë, i është rikthyer paralajmërimeve mbi rrëzimin e këtij ligji, duke kujtuar se ai do t’i bënte më problematike marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian, e do të kishte pasoja serioze për vendin.

Pas dy përpjekjeve të dështuara për procedimin e çështjes në Kuvend, fundin e vitit të kaluar, analisti i njohur shpreson që një përpjekje e tillë të mos realizohet gjatë këtij muaji, ashtu siç pritet të ndodhë, pas kthimit të deputetëve nga pushimet e fundvitit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA