23/11 21:02
Mesfushori energjik i kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka i ka dhënë fund beqarisë ditën e sotme.
Ai është fejuar me Arbnorën, një vajzë shqiptare, me të cilën ka postuar shpesh foto në rrjetet sociale kohët e fundit.
Lajmi është bërë i ditur fillimisht nga vëllai i taulantit, Graniti, që ka postuar një foto në Instagram.
Më vonë, ka qenë edhe vetë numri 34 i Shqipërisë, që ka njoftuar në Instagram fejesën me Arbnorën.
Për të fejuarën e tij dihen ende shumë pak detaje, ndërsa përveç emrit, thuhet se edhe ajo është një shqiptare që jeton prej shumë vitesh në Zvicër.
Top Channel