24/05 15:52
Reali i Madridit duket se i ‘lau duart’ me titullin kampion të Spanjës, teksa sot nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 ndaj Celta Vigos në transfertë.
Pas 17 javësh, madrilenët janë plot 16 pikë pas Barcelonës kryesuese, duke e bërë të pamundur mbrojtjen e titullit kampion.
Forma e mirë e Gareth Bale nuk mjaftoi për t’i dhënë 3 pikët Realit, në transfertën e sotme. Uellsiani shënoi 2 gola në pjesën e parë, duke përmbysur avantazhin e vendasve, por Celta reagoi në 45-minutëshin e dytë dhe barazoi.
Punët mund të kishin shkuar edhe më keq, nëse Keilor Navas nuk do të kishte pritur një 11-metërsh të Aspas, ndërsa Cristiano Ronaldo tregoi edhe njëherë se nuk është më ai i vitit të kaluar.
Top Channel