Me parashutë si xixëllonjë, francezi fluturon nën dritën e hënës

07/01/2018 08:47

Nën errësirën e natës, Valentin Delluc, merr guxim dhe ngrihet në fluturim mbi majat e mbuluara me dëborë të alpeve franceze.

25 vjecari është një speedrider i specializuar, një disiplinë kjo ku kombinohet skijimi dhe paraglaiding. E në këto imazhe të veçanta, ai fluturon mbi akullnajën Bossons, në rrëzë të malit më të lartë të Evropës, Mont Blanc.

Duke shfrytëzuar vetëm hënën, që fatmirësisht është e plotë, dhe një seri dritash led për ta drejtuar, francezi fluturon përreth 1500 metra në drejtim vertikal. 4 minuta e 20 sekonda më vonë, ai ia ka dalë të mbërrijë në fund duke e bërë realitet ëndrrën e tij. dhe spektakli gjatë këtyre minutave, është me të vërtetë i rrallë.

Top Channel