Kukësi, nën drejtimin e trajnerit të ri, Pakult vijon punën në Antalia për pjesën e dytë të sezonit në Kategorinë superiore.
Skuadra kampione e vendit ka bërë disa përforcime në ditët e fundit ku spikat ardhja e Donjet Shkodrës për të cilin pretendohet që të japë fantazinë e munguar repartit të mesfushës.
Shkodra i është bashkuar skuadrës ashtu sikurse edhe 20 vjecari nga Trinidad Tobago Nikolas Li Dilon i cili do të jetë në provë nga stafi teknik i Kukësit.
Skuadra verilindore do të qëndrojë 2 javë në Antalia ku do të zhvillojë 3 ndeshje miqësore Ditën e hënë në Kukësi do të luajë miqësoren me Kajserispor, sfidë që do të vijojë me atë të datës 10 janar ndaj Bursaspor, ndërkohë që miqësorja e fundit e Kukësit është ajo me Fenerbahçe në 13 janar në orën 20:00.
Skuadrat e Kategorisë Superiore do të rikthehen në fushat e lojës për të vijuar sezonin futbollistik 2017/2018 në datën 27 janar.
Top Channel