Top Awards/ “Snow in December” hyn në klasifikim

06/01/2018 17:07

Suksesi i jashtëzakonshëm i këngëtares Arilena Ara po e shndërron atë në një artistë ndërkombëtare, e cila është vlerësuar me disa çmime në Rusi si edhe në vende të tjera të Europës Lindore.

Këngëtarja e famshme ka qenë e ftuar edhe në ‘Top Show Magazine’ për të folur më gjatë rreth rrugëtimit të saj me turne muzikore si edhe projekteve të reja ku një ndër to është edhe “Snow in December”.

Kjo prurje në gjuhen angleze është publikuar pak ditë para Krishtlindjes ndërkohë që publiku dhe fansat janë në pritje edhe të një klipi shoqërues.

Kënga e Arilenës është pritur mjaft mirë nga publiku duke e bërë pjesë e klasifikimit të 100 këngëve moderne shqiptare. “Snow in December” që në javën e parë të hyrjes në “The Top List” është renditur e 10-ta një pozicion ky mjaft i mirë.

Top Channel