Ka vazhduar edhe këtë fundjavë përplasja e dy prej trajnerëve më të njohur të Premier League me Mourinho dhe Conten të përfshirë në një luftë fjalësh mes tyre, që është kthyer në diçka personale duke tejkaluar futbollin. Akuzave se është një kloun dhe demencës së rëndë, iu shtua edhe sulmi i fundit i portugezit që drejton Manchester United.
“Nuk kam nevojë për menaxherin e Chelsea-s që të kujtohem për gabimet e së kaluarës, dhe ato që do bëj në të ardhmen. Ajo që mund të them përgjithmonë, është se nuk do të skualifikohem kurrë për trukimin e ndeshjeve në futboll”, tha Mourinho. Referenca është e qartë ndaj Antonio Contes dhe dënimit të italianit për rolin e tij në manipulimin e ndeshjeve, në kohën kur drejtonte Sienën.
Shoh në konferencën e fundit të të trajnerëve u pasurua edhe me zërat se do të ketë ndryshime në pankinën e Chelsea. Sipas mediave spanjolle, Diego Simeone është kthyer në kandidatin numër 1 për të marrë drejtimin e bluve të “Stemford Bridge” në fundin e këtij sezoni.
Top Channel