Arinda Gjoni është këngëtarja e cila pas realizimit të disa klipeve të suksesshmë në Shqipëri, është spikatur nga kompani të mëdha botërore për zërin e saj mjaft potent.
E ftuar në emisionin “Top Show” në Top Channel, Arinda rrëfen se tashmë ka vendosur që të lidhë kontarë me një kompani muzikore në Stamboll, dhe se kanë qënë menaxherët e saj të cilët e kanë kontaktuar: “Kam firmosur një kontratë shumë të rëndësishmë muzikore në Stamboll. Është një kompani e cila menaxhon këngëtarë të rëndësishëm. Menaxherët e saj kishin rreth një vit që më kontaktonin për të qënë pjesë e tyre, dhe vendosa të them po”.
Duket se surpriza e vetme e Arindës nuk është vetëm lidhja e kontratës me producentët në Stamboll, por edhe organizimi i një turi muzikor në të gjithë botën: “Tashmë këtë vit unë do të bëj këngë në gjuhën angleze dhe do të zhvilloj koncerte në të gjithë botë. Gjithçka është çështje fati”.- përfundoi këngëtarja.
Pas suksesit të klipit të saj të fundit “Krejt t’mirën po dokan”, Arinda i drejtohet tregut muzikor botëror, e nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë suksese!
Top Channel