Heqja e mandatit të 2 deputetëve, SHBA: Provë pozitive

05/01/2018 16:56

Ambasada e SHBA ka reaguar duke e vlerësuar si një provë pozitive heqjen e mandatit të deputetit nga ana e KQZ-së për Aqif Rakipin e PDIU dhe Gledion Rehovicën e LSI, pas kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme.

“Ambasada e SHBA mirëpret vendimin e sotëm nga KQZ për t’iu hequr mandatet Aqif Rakipit dhe Gledion Rehovicës. Ky vendim është provë pozitive se procesi i rëndësishëm i dekriminalizimit, filluar në dhjetor 2015, vazhdon në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA.

Heqja e mandatit të deputetëve Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovica lidhet me procesin e dekriminalizimit. Dy deputetët nuk kanë qenë të pranishëm në mbledhjen e KQZ-së, por janë përfaqësuar përkatësisht nga avokatët Theodhori Sollaku dhe Ardian Vishaj.

Ndërkohë po gjatë mbledhjes së sotme, KQZ i ka kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme informacion shtesë për dëbimin e kryebashkiakut të Pogradecit, Eduart Kaprit nga Gjermania.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA