Gjykata Speciale; EUobserver: Do hetohet Thaçi dhe vëllai i Haradinajt

05/01/2018 15:27

Hashim Thaçi dhe Daut Haradinaj pritet të akuzohen nga Gjykata Speciale, shkruan EUobserver, duke iu referuar deklaratës së shteteve të Quintit, media e pavarur qe mbulon zhvillimet e brendshme të bllokut europian nënvizon pasojat e rënda më të cilat do të përballet Kosova nëse tenton t’i largohet një organizmi mbi Krimet e Luftës.

Në artikull përmenden në mënyrë të veçantë kundërshtimet e Presidentit Thaçi dhe Daut Haradinajt, dy ish komandantë të UCK-së që siç theksohet aty, do të përballen me shumë gjasë edhe vetë me aktakuza. Në shkrimin-analizë, EUobserver sjell në vëmendje deklaratën që bëri javën e kaluar vëllai i Ramush Haradinajt se arrestimi i parë në kuadër të kësaj gjykate do të aktivizojë ish-luftëtarët e UÇK-së.

Presidenti Thaçi, thuhet më tej, iu bashkua debatit në dhjetor me vendimin e tij për të falur pesë persona të burgosur në Kosovë për vrasjen e familjes së një simpatizuesi serb në 2001-shin. Sipas autorit Andrew Rettman, me kundërshtimet që po i bëhen Gjykatës po rrezikohet dhe e ardhmja europiane e Kosovës.

BE-ja shkruan me tej ai, e krijoi këtë Gjykatë pasi senatori zviceran Dick Marty, nxori në 2010-tën një raport me ku UÇK-ja akuzohej për trafik organesh të të burgosurve serbë gjatë luftës. Mosmarrëveshjet mbi Gjykatën Speciale çelin një front të ri konfrontimi mes Kosovës dhe BE-së pas asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA