Vagoni del nga shinat, 8 të plagosur në Zvicër

04/01/2018 10:53

Në Zvicër, tetë persona janë plagosur, pasi era e fortë mori një vagon treni, duke e nxjerrë atë nga shinat.

Aksidenti ndodhi afër Lenkut, me një nga trenat e shërbimit rajonal Montro Oberland Bernua, rreth mesditës. Një zëdhënës i policisë tha se shtatë persona me lëndime të lehta ishin dërguar në spital me ambulanca, ndërsa personi i tetë, ishte transportuar me helikopter.

Era e fuqishme ka përfshirë pjesën më të madhe të vendit gjatë stuhise. Erërat kanë arritur një shpejtësi prej rreth 200 km në orë afër Lucernës, shpejtësi kjo më e madhja që kur regjistrimet e të dhënave kanë filluar në 1981.  Shërbimi zviceran i motit ka lëshuar paralajmërime për erëra të forta në pjesën më të madhe të vendit. Shumë rrugë u mbyllën, qarkullimi hekurudhor u ndal në disa zona dhe shumë fluturime u anuluan.

Top Channel