Përpjekje globale për të frenuar shpërthimin e ri të Ebolës, SHBA-të kërkojnë të zhvendosin një numër të qytetarëve të prekur
Kompanitë teknologjike po punojnë për të riparuar një problem që mund t’i lejojë hakerat të vjedhin të dhëna personale nga sistemet kompjuterike. Kërkuesit e Google thanë se kishte probleme serioze sigurie në chip-et e prodhuara nga Intel, AMD dhe ARM, që prekin aparaturat që i përdorin ato.
Industria ka qenë në dijeni të problemit prej muajsh dhe shpresonte ta zgjidhte atë para se detajet të bëheshin publike. Qendra kombëtare për sigurinë kibernetike në Britaninë e Madhe, sidoqoftë, thotë se nuk ka prova që ky problem mund të jetë shfrytëzuar deri më tani. Disa riparime, në formën e update-ve të software-ve janë prezantuar apo do të jenë të gatshme ditët e ardhshme – tha Intel, që ofron chip-e për rreth 80 për qind të kompjuterave Desktop dhe 90 për qind të laptopëve në të gjithë botën.
Shpesh, kur kërkuesit zbulojnë një problem me sigurinë, ata i ndajnë informacionet me kompaninë e prekur në mënyrë që të merren masa. Zakonisht, të gjitha palët bien dakord të mos e bëjnë publik problemin, deri sa të zgjidhet në mënyrë që kriminelët të mos mund të përfitojnë nga situata. Këtë rradhë, duket sikur dikush nuk e ka mbajtur dot gojën dhe informacioni ka dalë para se problemi të zgjidhej.
Intel thotë se kishte planifikuar të ndante informacionin javën e ardhshme. Mikrochip-et janë sistemet bazë elektronike të shumë aparaturave si kompjutera dhe telefona celularë. Problemi fillimisht u identifikua vetëm në chipet e Intel por kompania tha se kjo nuk ishte korrekte dhe se vulnerabël ishin edhe chipet e ARM dhe AMD.
Top Channel