Edhe pa Ronaldon në fushën e lojës dhe me mungesa të tjera të rëndësishme, Reali i Madridit ka arritur të fitojë pastër 0-3 ndaj Numancias në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Mbretit.

Gareth Bale ktheu në gol një 11-metërsh në pjesën e parë, ndërsa një minutë para fundit të kohës së rregullt ishte Isco që dyfishoi sërish me 11-metësh.

Për të hipotekuar kualifikimin mendoi Mayoral në minutat e shtesës që trefishoi epërsinë e madrilenëve, të cilët shkojnë tejet të qetë në ndeshjen e kthimit në “Santiago Bernabeu”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA