Gjykata themelore e Prishtinës dhe një dënim me kusht prej 1vit e 6 muaj për Albin Kurtin e Donika Kadaj Bujupi, ndërsa Faton Topalli e Albulena Haxhiu u dënuan me 1 vit e tre muaj dënim me kusht, plus shpenzimet e Gjykatës.
“Sot u dëshmua që nuk dënohen të korruptuarit në Kosovë. Ky është sistemi jonë i kapur i drejtësisë. Po i dënon aktivistët dhe deputetët që mbrojtën territorin”, u shpreh Albulena Haxhiu.
Deputetja Donika Kadaj-Bujupi në një reagim pas vendimit i mbrojti veprimet e Vetëvendosjes në Kuvend, duke i quajtur të drejta. Madje ajo theksoi se të njëjtën gjë do të bënte gjithmonë.
“Të gjitha veprimet tona prej vitit 2015-ë kanë qenë të drejta dhe të duhura, të bazuara në Kushtetutë. Rrjedhimisht kemi vepruar drejt, ashtu siç do të vepronim edhe sot”, u shpreh ajo.
Duke e quajtur politik dënimin e tyre, ligjvenëset thane se do t’i drejtoheshin Gjykatës së Apelit.
Në një postim në Twitter, kryetari i Prishtines Shpend Ahmeti e cilësoi vendimin si një nga më të padrejtit në historinë e gjyqësorit kosovar.
Të katër deputetët e lëvizjes Vetëvendosje nuk ishin të pranishëm në seancën ku u shpall vendimi i gjykatës.
Vitin e kaluar, për më shumë se gjashtë muaj deputetët e opozitës organizuan protesta dhe bllokuan punën e parlamentit me gaz lotsjellës kundër marrëveshjes së arritur me Serbinë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe asaj për shënimin e kufirit me Malin e Zi.
Top Channel