Spektakli shkon keq, kaos në plazhin australian

01/01/2018 21:40

Spektakli i fishekzjarreve që shoqëron ndërrimin e viteve nuk ka shkuar ashtu siç pritej në plazhin Terrigal të Australisë.

Varka që mbante fishekzjarret mori flakë, duke e shndërruar shumë shpejt festën në kaos.

2 piroteknikë që gjendeshin në bordin e saj u hodhën në ujë për t’i shpëtuar shpërthimit, ndërsa qytetarët e mbledhur në zonë për të shijuar shfaqjen filluan të largoshin me vrap.

Mediat lokale raportojnë se incidenti besohet të jetë shkaktuar nga një fishekzjarr që ka shpërthyer brenda kutisë së tij, duke nxitur një efekt domino tek fishekzjarret e tjerë.

Top Channel