Protestuesit në Iran përballen me “grusht të hekurt”

31/12/2017 13:27

Rojat Revolucionare të Iranit kanë paralajmëruar protestuesit antiqeveritarë se do të përballen me “grusht të hekurt” nëse zemërimi politik vazhdon.

Tre ditë demonstrata janë mbajtur në vend në lidhje me standartet në rënie të jetesës. Por, një komandant i Rojave Revolucionare tha se protestat kanë degjeneruar në njerëz që hedhin slogane politike dhe djegin pronat publike. Ky është demonstrimi më i madh i zemërimit që nga tubimet e mëdha pro reformave në 2009. Raportohen madje edhe dy viktima.

Ka pasur zëra edhe për rrëzimin apo vdekjen e liderit suprem të Iranit, Ajatollahut Ali Khamenei, në qytetet Khoramabad, Zanjan dhe Ahvaz.

Rojat Revolucionare janë një forcë e fuqishme me lidhje me liderin suprem të vendit dhe i dedikohen mbrojtjes së sistemit islamik të vendit. Ministria e Brendshme e Iranit ka paralajmëruar po ashtu publikun se protestuesit do të mbajnë përgjegjësi.

“Ata që dëmtojnë pronën publike, cënojnë rendin dhe shkelin ligjin duhet të jenë përgjegjës për sjelljen e tyre dhe të paguajnë çmimin”, tha një zëdhënës. Protestat nisën të enjten në qytetin verilindor të Mashadit dhe u përhapën edhe në qytetet e tjera. Një protestë e vogël në Teheran mblodhi disa qindra persona të shtunën dhe studentët u përleshën me policinë.

Në disa qytete të vendit protestat kanë qenë të dhunshme po ashtu.

Top Channel