Në një përplasje direkte për zonën e kupave europiane, 90-minutëshi i zhvilluar në stadiumin “Artemio Franchi” mes Fiorentinës dhe Milanit u mbyll në barazim 1-1.
Pjesë e parë zhgënjyese në Firence, me disa pritje të rëndësishme të Donnarummës, madje në një rast vetëm traversa e shpëtoi ekipin mik nga goli që do të mbante për autor Gil Dias.
Në fraksionin e dytë, Fiorentina shpaqi një lojë më të mirë dhe avantazhi nuk vonoi. Simeone kurorëzoi me kokë një krosim të Biragit, duke i dhënë epërsinë Fiorentinës. Por, festa zgjati vetëm 3 minuta, pasi në një kundërsulm të Milanit, portieri Sportiello nuk arriti të mbante në goditje të Suso dhe Calhanoglu firmosi barazimin final.
Në garën për Europa League, skuadra e trajnerit Pioli mban kështu dy pikët e avantazhit ndaj formacionit milanist.
Top Channel