Kënga që të bën milioner dhe pas 23 vjetësh

29/12/2017 08:55

Është shndërruar në një një himn të festave të fundvitit sidomos të Krishtlindjeve, për më shumë se dy dekada. Por pak njerëz e dinë sa para ka fituar gjatë këtyre viteve Mariah Carey në sajë të këngës më të dëgjuar gjatë festave “All I Want for Christmas is You”.

Sipas ekspertëve, që prej vitit 1994, kur kënga u publikua për herë të parë, vetëm prej saj dhe përsëritjeve të zakonshme gjatë festave, këngëtarja amerikane ka fituar mbi 60 milionë euro. Gazeta britaniket “The Economist”, shkruan se përfitimet i kanë ardhur nga shitjet e albumeve apo edhe të drejtatve të transmetimit në të paktën 30 vende të botës.

Sipas rrjetit Spotify, hiti i Mariah Carey është mes 13 këngëve më të dëgjuara gjatë Krishtlindjeve ndërsa ka mbi 400 milionë klikime në Youtube. 48- vjeçarja është një prej artisteve më të preferuara në të gjithë botën, ku ka mbi 200 milionë albume të shitura

Top Channel