Briatore dhe Gregoraci zyrtarizojnë divorcin

29/12/2017 14:28

Elisabetta Gregoraci dhe Flavio Briatore zyrtarizojnë divorcin. Sipas të përditshmes ‘Oggi’, çifti më i famshëm i Formula 1 dhe botës së showbiz ka firmosur marrëveshjen e divorcit.

Biznesmeni i famshëm dhe ish-shefi i skuadrës Benetton në Formula 1 kishte një lidhje të gjatë me modelen dhe showgirl-in e famshëm, që nga viti 2005 dhe të kurorëzuar në martesë në vitin 2008.

Në vitin 2011 çifti solli në jetë djalin e tyre Nathan. Por në dy vitet fundit marrëdhëniet mes çiftit nuk kanë qenë aspak të mira, ndërsa së fundmi është bërë zyrtarizimi i divorcit të tyre.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel