24/05 15:52
Mediat spanjolle zbuluan sot se një shef i Agjencisë Spanjolle të Tatimeve kishte argumentuar në gjykatë gjatë këtij muaji se Cristiano Ronaldo duhet të jetë pas hekurave për mashtrim me taksat.
Megjithatë, kjo nuk është marrë aspak seriozisht nga portugezi, i cili ka bërë edhe ironi në llogarinë e tij në “Instagram”.
Ronaldo ka publikuar një foto së bashku me 3 fëmijët e tij të vegjël, duke shkruar: “Unë jam i burgosur i këtyre fëmijëve”.
Top Channel