Rreth 200 punonjës të Uzinës së përpunimit të thellë të naftës në Ballsh janë nisur në këmbë drejt Tiranës.

Marshimi është një formë proteste për rrogat e papaguara dhe mosderdhjene kontributeve në sigurimet shoqërore. Që në orët e para të mëngjesit të së mërkurës punëtorët u mblodhën përpara prefekturës së qarkut Fier ku kërkuan ndihme nga institucionet shtetërore.

Punonjesit e uzinës së naftës po ecin drejt Tiranes për të protestuar për zvaritjen e pagave te tyre. Historia e naftëtarëve të papaguar në Ballsh është disa vjeçare. Ndryshimi i shpeshtë i menaxhimit të uzinës nuk e zgjidhin çështjen e pagesave të prapambetura.

Ndërkaq, edhe policia e Fierit nga ana e saj ka reaguar për protestën. “Rreth orës 10:15, rreth 200 punonjës të Uzinës së Përpunimit të Thellë të Naftës Ballsh dhe Rafinerisë së Naftës Fier, vazhdojnë protestën duke lëvizur në këmbë në rrugën nacionale Fier-Tiranë dhe kanë krijuar trafik duke penguar lëvizjen e automjeteve. Aktualisht dolën nga qyteti i Fierit dhe janë në lëvizje afër vendit të quajtur “Mulliri i artë”. Janë marrë masat e sigurisë nga shërbimet e policisë së rendit dhe trafikut rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA