Një ditë pas lajmit të Top Channel se këtë vit nuk do të ketë amnisti për të dënuarit që vuajnë dënimet penale, ka reaguar edhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit.

Në një deklaratë për shtyp, Komiteti i Helsinkit, i kërkon Kuvendit që edhe brenda muajit janar 2018 të shikojë mundësinë e dhënies së amnistisë. Këtë kërkesë, Komiteti i Helsinkit e mbështet në parimet e humanizmit, arritjes së qëllimit të dënimit, rrezikshmërisë së ulët të personave që amnistohen, edukimit dhe rehabilitimit si dhe mbrojtjes së interesit publik.

Nisur nga këto parime, komiteti nënvizon se nga monitorimet e kryera gjate vitit 2017 ka konstatuar se ka të dënuar që i plotësojnë kriteret ligjore për t’u amnistuar dhe ndaj tyre duhet të ndiqet një politike penale që përshkohet nga ndjenja e humanizmit.

Midis këtyre të dënuarve ka të sëmurë kronikë, gra dhe të mitur, të moshuar të cilët nuk kanë kryer vepra me rrezikshmëri të theksuar shoqërore dhe që u ka mbetur relativisht pak kohë nga vuajtja e dënimit. Sipas Komitetit Shqiptar të Helsinkit, me dhënin e amnistisë shteti tregon vullnetin për të ndjekur një politikë penale bashkëkohore, ku në vend të ndëshkimit me burgim shikohen edhe rrugë dhe mjete të tjera alternative me anë të të cilave mund të arrihet rehabilitimi dhe riintegrimi në shoqëri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA