Ambasada franceze ka reaguar nëpërmjet një njoftimi të shpërndarë me email, për rastin e Florenc Beqirit, të riut shkodran që ndërroi jetë në Marsejë.
Ambasada i shpreh ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të Florencit dhe bën me dije se në ditët në vijim do të kryhet autopsia, ndërkohë që vazhdojnë hetimet në Marsejë për të përcaktuar shkaqet e plota të kësaj drame.
Ja reagimi i plotë i ambasadës së Francës në Tiranë:
Ambasada franceze në Tiranë shpreh ngushëllimet e saj të përzemërta, për familjen dhe të afërmit e Florencit, një i ri shqiptar, i cili vdiq në qendrën spitalore ‘Nord’, në Marsejë. Ambasada dëshiron të njoftojë se do të kryhet një autopsi në ditët në vijim dhe se hetimet për rrethanat e kësaj tragjedie do të vazhdojnë
Top Channel