‘Me tren për Prizren’, kartolina e urimit e Top Channel, për festat e fundvitit

24/12/2017 19:58

Tradita 16-vjeçare e këngëve të urimit të Top Media, vazhdon. Kartolina e urimit për festat e fundvitit, kësaj here do të vijë me këngën “Në tren për Prizren”, të grupit “Gjurmët”, të publikuar për herë të parë në vitin 1984.

Televizioni më i madh në vend, shoqëruesi më i mirë i shikuesit kudo ndodhet, mbledh të gjithë personazhet më të dashura të ekranit të vogël, në një festë të madhe.

Gjithë Top Media duhet të festojë ndryshe këtë herë. Nga koret e mëparshme, nga festimi brenda shtëpive vitin e kaluar, këtë vit jemi në një festë të gjithë së bashku, ngjashëm me si festojnë kudo shqiptarët.

Për këtë arsye, kënga ka disa ndryshime në tekstin origjinal, të shkruar nga skenaristët e “Portokalli”. Ndryshimet e bëjnë atë më pan-shqiptare, qoftë në tekst, qoftë në leksikun dhe dialektin e përdorur në të, por gjithmonë duke ruajtur autenticitetin.

“Me tren për Prizren” është vendosur nga një bord, me shumicë votash dhe pas disa takimesh. Kënga ka marrë pëlqimin e autorit, Migjen Kelmendit, liderit të grupit ‘Gjurmët’.

Video është realizuar nga Redi Treni dhe Rez Gurashi, dhe vjen nga ideja e një feste të madhe e të ngrohtë, që do ta shoqërojë publikun çdo mbrëmje, ndërsa muzika është realizuar nga Alban Male.

Urime pa fund në këtë fundvit, nga familja e madhe e me traditë në festa. Urime nga Top Media!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA