Nisma që nxiti krizën e brendshme politike të Vetëvendosjes është tanimë zyrtare, e pohuar përmes një postimi në Facebook të anëtarit të Këshillit të Përgjithshëm të kësaj parti, Erzen Vraniqi: Albin Kurti do të kandidojë për drejtimin e lëvizjes së themeluar prej tij, e cila doli si forca e vetme më e madhe nga zgjedhjet lokale.

Vraniqi pohon në mesazh se e ka vënë firmën e vet në mbështetje të kësaj kandidature. “Komisioni i Përgjithshëm zgjedhor e miratoi pas verifikimeve deklaratën e kandidimit, e grumbullimi i nënshkrimeve ka nisur zyrtarisht”, shkruan ai.

Vetëvendosja është në ethet e përgatitjeve për zgjedhjen e drejtuesit të saj të ri, që duhet të ndodhë në muajin shkurt. Por në këto zgjedhje, ajo shkon si një parti thellësisht e pëçarë, me Dardan Molliqajn, deputet dhe ish-Sekretar Organizativ të saj, që ka dalë hapur kundër kandidaturës së Kurtit.

Përplasjet në syte e opinionit të gjerë shpërthyen pas publikimit të bisedave private të disa deputetëve të Vetëvendosjes, ku përfshiheshin edhe shprehje fyese për themeluesin e saj.

Më pas, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm nuk morën pjesë disa nga personalitetet e Lëvizjes, që janë edhe deputetë, e të njëjtën gjë bëri edhe kryetari Visar Ymeri.

Në takimin e mbajtur një javë më parë u lexua gjithashtu letra e dërguar prej Albin Kurtit nga qelia e paraburgimit, ku kritikonte ashpër disa zyrtarë partiakë për atë që ai e quajti “linjë të posaçme komunikimi prapa shpinës së organeve të Vetëvendosjes” dhe ndjenjës armiqësore ndaj tij.

Vetëndosje u krijuar prej Kurtit në vitin 2004, e deri në 2010-n, kur u përfshi për herë të parë në zgjedhje për pushtetin qendror, përmes protestave dhe aksioneve ajo pati kundërshtuar fort misionet ndërkombëtare në Kosovë dhe qeverinë e vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA