Dështimi i Italisë për t’u kualifikuar në finalet e Botërorit Rusi 2018, ka bërë që edhe shumë trajnerë të tërhiqen apo stepen nga ofertat që qarkullojnë për pasardhësin e Venturës.
Por një prej tyre nuk i trembet kësaj përgjegjësie, madje e shikon si një nder. Ai është Claudio Ranieri, trajneri që në Itali shpesh është quajtur si humbësi i madh, por që bëri mrekullinë dy vjet më parë, kur shpalli kampione të Anglisë skuadrën modeste të Leicester.
“Të gjithë italianët do të donin që të drejtoja kombëtaren. Unë te Nantes jam mirë, madje shumë mirë. Nëse vjen një ofertë për të drejtuar ekipin kombëtar atëherë do të shkoj te presidenti i skuadrës dhe do ti them të më lërë të lirë”, tha Ranieri për Corriere dello Sport.
Top Channel