Prej kohësh ai qëndron me valixhe në duar, pasi jeta në Dortmund nuk e kënaq më. Një herë Milan, pastaj Real Madrid dhe së fundmi edhe Atletico Madrid. Pierre-Emerick Aubameyang nuk i hedh poshtë zërat e transferimit, madje e shtyn edhe më tej këtë pistë.
“Mund të ndodhë gjithçka gjatë merkatos – thotë sulmuesi nga Gabon në një intervistë për ‘Ouest-France’ – Nuk kam firmosur rinovimin tim me Borussia Dortmund gjatë këtyre ditëve. Atletico Madrid? E dimë mirë të gjithë që ata do të kërkojnë futbollistë të rinj. Besoj se Griezmann do të largohet dhe mund të ndodhë gjithçka”, deklaroi Aubameyang.
Pak ditë më parë, sulmuesi kishte nxjerrë në shitje online makinën e tij, si një shenjë e tentativës së radhës për lënë Dortmundin.
Top Channel