Rezultatet negative, Milinkoviç dhe Nexhipi largohen nga Kukësi

22/12/2017 23:40

Mladen Milinkoviç nuk do të jetë më trajner i Kukësit. Lajmi u paralajmërua nga vetë trajneri serb, pas sfidës me Luftëtarin, ku verilindorët u mposhtën me rezultatin 1-2, ndërsa u konfirmua edhe në orët e vona të mbrëmjes së të premtes.

Furtuna te kampionët në fuqi preku edhe trajnerin e portierëve, Ermal Nexhipin, ndërsa përflitet edhe për largimin e disa futbollistëve, që nuk kanë dhënë atë që pritej deri në këto momente.

Milinkoviç erdhi te Kukësi në verën e këtij viti, me objektivin për të mbrojtur titullin kampion, por pas 16 javëve, skuadra renditet në vendin e 4-t me 25 pikë, 12 më pak se Skënderbeu kryesues.

Për më tepër, Kukësi i Milinkoviçit nuk fiton në ‘Zeqir Ymeri” prej 4 takimesh, ku ka humbur 3 dhe barazuar 1.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA