Dybala dhe Higuain kanë treguar edhe njëherë vlerat e tyre duke i siguruar jo vetëm fitoren Juventusit, por edhe kualifikimin në Kupën e Italisë kundër Genoas.

Fillimisht ka qenë 24-vjeçari ai që ka kaluar në avantazh bardhezinjtë në në të 46-tën, ndërsa argjentinasi tjetër ka dysfishuar shifrat në në 76-tën, 15 minuta pasi hyri në fushë në vend të
Douglas Costa.

Por ndërsa bardhezinjtë kanë bërë detyrën duke vijuar për më tej, një emër i madh si Roma është eliminuar në shtëpi nga Torino.

Lorenzo De Silvestri në të 39-ën dhe Simone Edera në të 72-tën sollën edhe kualifikimin e Torinos, ndaj kryeqytetasve të Romës, të cilët nuk arritën asgjë më shumë se sa ngushtimi i diferencës në 2-1 ne anë të Patrik Schick në të 85-tën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA