Flet Rivaldo: Do të isha më i miri nëse do të luaja ende

20/12/2017 09:15

Ish-ylli i Barcelonës dhe Brazilit Rivaldo ka folur për Messin dhe Cristiano Ronaldon në prag të Klasikes së radhës së futbollit Botëror, Real Madrid-Barcelona.

“Do të më pëlqente të luajë përkrah Messit, do të ishte fantastike. Është më i miri në botë, ai që bën diferencën me të tjerët. Ronaldo është futbollisti më i rrezikshëm i Real Madrid dhe ashtu si Messi janë të vështirë për t’u ndalur. Shënojnë shumë dhe janë të paparashikueshëm në mënyrën se si shkojnë për të shënuar”, tha Rivaldo.

Por më tej ish-sulmuesi i Brazilit kampion bote në vitin 2002 deklaron se vlerat e tij kanë qenë të njejta. ‘Nëse do të luaja në këtë epokë do të isha sërish më i miri. Nëse do të isha 25 ose 26 vjeç nuk do të kisha qenë vetëm një herë lojtari më i mirë në botë. Nuk dua te polemizoj apo të vënë dyshim aftësitë e tyre, por në të shkuarën ka patur shumë futbollistë cilësorë. Sot flitet vetëm për Messin dhe Ronaldon, ndoshta shumë pak dhe për Neymar’, tha Rivaldo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA