Starova udhëheq stërvitjen e së martës. Heshtje në kampin e kuq

19/12/2017 14:40

Sulejman Starova është kthyer në krye të Partizanit, duke udhëhequr skuadrën në seancën stërvitore të ditës së martë.

Gjithçka ka vijuar në heshtje, një seancë stërvitore e kushtëzuar për kamerat vetëm për disa minuta, e gjatë të gjithë kësaj periudhe situata ka qenë e qetë, pa asnjë komunikim me lojtarët, të cilët kanë qenë të gjithë për seancën stërvitore të ditës së martë.

Të pranishëm kanë qenë edhe disa tifozë dhe kureshtarë pas asaj humbjeje të çuditshme 5-0 të Partizanit në Gjirokastër.

Rikthimi i Starovës ka ardhur pas refuzimit të dorëheqjes së trajnerit nga presidenti Demi. Ndeshja e së premtes përballë Vllaznisë do të jetë e fundit e këtij viti, sikurse për të gjitha skuadrat, që do të kalojnë më pas në pushimet dimërore dhe minifazën përgatitore.

Një moment pushimi, që me sa duket do t’i shërbejë edhe Partizanit për të marrë frymë, pas një situate aspak të mirë psikologjike dhe sportive që po kalon prej fillimit të kampionatit.

Gjithashtu, në periudhën e janarit Partizani, si edhe çdo skuadër tjetër, do të ketë mundësi që të bëjnë disa ndërhyrje në merkato, edhe pse kjo fazë merkatoje zakonisht bëhet për të plotësuar gjëra të vogla dhe jo për të riformuar një skuadër të ndërtuar gabim që në fillim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA