Dua Lipa e dashuruar marrëzisht

18/12/2017 13:37

Muzikanti Paul Klein është i dashuri i ri i këngëtares me origjinë shqiptare, Dua Lipa.

Duket se këngëtarja nuk e ka aspak problem ta jetojë puiblikisht lidhjen e saj, pasi herë pas herë ajo bën pastime në llogarinë e saj në Instagram së bashku me të dashurinë e saj, i cili është i pranishëm në pothuajse çdo koncert të Dua Lipës.

Në postimin e fundit të bërë në Instagram Dua Lipa, përveçse e dashura e muzikantit, është shfaqur edhe si fansja e tij më e zjarrtë.

Foton e publikuar të të dashurit të saj këngëtarja e ka shoqëruar me dixhiturën “P për perfekt”.

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, përgjatë vitit 2017 ka publikuar disa këngë të cilat janë shndërruar në hite.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA