Nëse nuk mund të cilësohet si më i miri i të gjitha kohërave në botën e futbollit, pa më të voglin dyshim, Cristiano Ronaldo është ndër më të mirët në sportin më popullor në botë.
Pasi u vlerësua me “Topin e Artë”, i pesti për të, portugezi siguroi edhe titullin e pestë sezonal me Realin e Madridit, duke shënuar golin e vetëm në finalen ndaj Gremios.
Pas finales, Ronaldo i shpreh se nuk kërkon të ndalet këtu edhe pse titujt flasin për të.
“Jam i lumtur me fitoren, Real Madridi nuk ka fituar asnjëherë pesë tituj për një vit. Flas në fushë për të gjithë ata njerëz që pëlqejnë futbollin, sepse unë jap gjithmonë më të mirën. Nuk kam nevojë të flas gjithmonë për vetën, numrat nuk gënjejnë flasin vetë. Jam ende i motivuar të vazhdojë të fitojë trofe, kjo është ajo që më pëlqen”, tha Ronaldo.
Top Channel