Kukësi është rikthyer te fitorja në kampionat, teksa ka mposhtur me përmbysje, 1-2 Teutën në Durrës, që nga ana e saj ka pësuar humbjen e 3-të radhazi.

Skuadra e Maganit nxori edhe një herë në pah problematikën më të madhe të këtij sezoni, që është ruajtja e rezultatit, pasi Teuta kaloi e para në avantazh, në minutën e 31-të, pas golit të Amadu.

Në minutën e 42-të, arbitri kryesor akordoi një 11-metërsh për verilindorët, që u shndërrua në gol nga Bakaj, ndërsa menjëherë sapo filloi pjesa e dytë, Ethemi shënoi golin e dytë për skuadrën e Milinkoviç.

Kështu, pas 2 humbjeve radhazi, ku më e rënda ishte ajo me Lushnjën në ‘Zeqir Ymeri’, kampionët në fuqi rikthehen te fitorja dhe njëkohësisht te vendi i dytë në renditje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA