Ka fituar gjithçka në karrierën e tij si futbollist, Ricardo Izecson dos Santos Leite, apo siç e njohin të gjithë Kaka, ka vendosur që t’i jap fund futbollit të luajtur.
16 vite të bukura në karrierën e sulmuesit brazilian, i zbuluar nga San Paulo, i sjellë në Europë nga Milani, i paguar shtrenjtë nga Real Madrid/
Jeta e tij si futbollist mbyllet pas 749 ndeshjes dhe 238 golash.
“Atë, më ke dhënë më tepër nga ajo çfarë prisja. Tanimë jam gati për udhëtimin e radhës” ka komentuar Kaka në twitter, e ardhmja e të cilit pritet të jetë ndonjë rol drejtuesi në botën e futbollit, ndoshta aty ku arriti edhe kulmin e karrierës, tek Milani.
Father,
It was much more than I could ever imagined. Thank you! I’m now ready for the next journey. In Jesus name. Amem.Pai,
Foi muito mais do que eu pedi ou imaginei!Obrigado! Eis-me aqui para próxima jornada. Em nome de Jesus. Amém. pic.twitter.com/PofZBAV0BE— Kaka (@KAKA) December 17, 2017
Top Channel