Gjashtë gola kanë pësuar dy gardianët kuqezi në derbin mes portierëve shqiptarë të Serie A, Atalanta-Lazio, e cila u mbyll në barazim 3-3, pas një ndeshje spektakolare.

Dy portierët e kombëtares kuqezi që bënë disa pritje dhe nuk kishin aspak faj në golat e pësuar pasi mbrojtjet e të dyja skuadrave nuk ishin në ditët e tyre më të mirë.

Një barazim që nuk i vlejti asnjërës prej skuadrave, pasi të dyja skuadrat hynë në fushë me synim për të marrë tre pikët, Lazio për t’u afruar me zonën Champions dhe Atalanta me zonën Europa League.

Dy golat e shpejtë të Caldarës dhe Ilicic krijuan përshtypjen e një fitoreje të lehtë për Atalantën, por Lazio u përgjigj që në pjesën e parë me Milinkovic Savic që mposhti dy herë Berishën duke barazuar shifrat. Në fillimin e pjesës së dytë Ilicic kthehu në gol një 11-metërsh duke u dhënë sërish epërsinë vendasve. Më pas Petagnas me ndërhyrjen e VAR-it iu anulua një gol për pozicion jashtë loje, ndërsa Lazio gjeti golin e barazimit në të 79-tën pas një superaksioni të finalizuar nga spanjolli Luis Alberto.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA