
24/05 15:52
Reshjet e dendura të shiut kanë detyruar pezullimin e takimit të fundit të kësaj të shtune, të vlefshme për javën e 15 të Kategorisë Superiore, atë mes Flamurtarit dhe Laçit në Vlorë.
Arbitri i ndeshjes ka vendosur ndërprerjen momentale, pas zhvillimit të 45 minutave të para, e teksa pa që ishte e pamundur që dy skuadrat të rifuteshin në fushë për pjesën e dytë të takimit, vendosi që ta pezullonte atë.
Ndeshja, sipas rregullores do të luhet për pjesën e mbetur gjatë ditës së nesërme, në orën 14:00.
Në fund të pjesës së parë, ishin kurbinasit e Laçit që gëzonin kryesimin, falë një goli me 11-metërsh të shënuar nga Reginaldo.
Top Channel