“Shiko kush luan” sot me Luanën

16/12/2017 15:12

Ashtu si çdo të shtunë në ekranin e Top Channel vjen “Shiko kush luan”. Programi, i cili ka fituar zemrën e teleshikuesve shqiptarë çdo te shtunë në mbrëmje, vijon me surpriza dhe të ftuar te veçantë.

“Shiko kush luan”, programi i cili drejtohet nga Luana Vjollca, e shoqëruar nga dy kapitenët e skuadrave e kuqe dhe blu,  Edi Manushi dhe Gent Hazizi ka nje shtrirje të gjerë jo vetëm nëpërmjet ekranit, por edhe në rrjetet sociale.

Moderatoja e “Shiko kush luan”, Luana Vjollca, në llogarinë e saj në Instagram ka prezantuar edhe pjesëmarrësit e mbrëmjes së sotme të cilët ashtu si çdo puntatë vinë nga të gjitha fushat, duke krijuar kështu një atmospherë e cila mban mbërthyer shikuesit në ekranin e Top Channel për rreth dy orë transmetim.

Moderatoja Luana Vjollca, edhe këtë të shtunë mbrëma vjen me një look të veçantë, e veshur me një kostum ngjyrë lejla dhe flokët e mbledhura bisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA