Një “pranim” faji në mesin e skandalit “Weinstein”

16/12/2017 14:42
Mira Sorvino

Në sagën “Weinstein” ka një pohim faji, edhe pse jo nga vet personazhi i saj kryesor.

Regjisori i “Lord of the Rings”, Peter Jackson pranoi publikisht se aktoret Mira Sorvino dhe Ashley Judd, të ngacmuara seksualisht nga Harvey Weinstein, ishin vendosur në listë të zezë pas ndërhyrjeve të manjati të filmit.

“Më kujtohet sesi ‘Miramax’-i na thoshte se ishte një makth i vërtetë të punoje me të dyja ato, e se ne duhet t’i shmangnim me çdo kusht”, rrëfeu Jackson, i cili sqaroi se për shkak të kompanisë së drejtuar nga Weinstein dhe vëllai i tij, Bob, Sorvino dhe Judd mbetën jashtë kastit të serive të famshme.

“Asokohe, – vazhdon ai, – nuk kisha asnjë arsye për t’i vënë në diskutim fjalët e atyre djemve dhe vetëm tani e kuptoj se e gjithë ajo urrejtje kundër dy aktoreve mund të ketë qenë pjesë e një fushate të mirëfilltë përbaltjeje”.

“Unë sot, – thotë regjisori, – mendoj seriozisht se ato që na janë ofruar nuk kanë qenë gjë tjetër veçse informacione të rreme mbi këto gra shumë të talentuara”.

Sorvino reagoi përmes “Twitter”-it duke thënë se sapo kishte parë rrëfimin e Jacksonit kishte shpërthyer në lot.

“Ky është konfirmi që Harvey Weinstein ka dëmtuar karrierën time”, shkruan ajo. “E dyshoja prej kohësh, por nuk isha e sigurtë”.

Producenti i rrëzuar nga froni i të paprekshmit i mohoi akuzat, me pretendimin se për kastin e aktorëve të “Lord of the Rings” ka vendosur “New Line Cinema” dhe jo “Miramax”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA