24/05 15:52
Në letër pengesa e radhës e Manchester City-t të Guardiolas duhej të ishte një “kockë e fortë”, por fusha tregoi një tjetër pamje.
Citizens shkatërruan me rezultatin 4-1 skuadrën e Totenhemit duke treguar edhe njëherë tjetër që këtë sezon, të paktën deri më tani, nuk ka rivalë që i bën ballë.
Gundogan shënoi në pjesën e parë, ndërsa De Bruyne dhe dy gola të Stërling në të dytën vulosën tri pikët. Goli i nderit për Totenhem u shënua nga Eriksen në minutën e 3 të kohës shtesë.
Me këtë fitore, City i Guardiolas, që vijon të mbetet i pamposhtur si në Angli, ashtu edhe në Europë, ngjitet në kuotën e 52 pikëve, me 17 fitore dhe vetëm 1 barazim.
Top Channel