Barcaleta “pikante” e Anjezës

16/12/2017 21:59

Shiko kush LUAN nisi me dy barcelata. Të parën e tregoi Roberti nga skuadra e Gentit, ndërsa të dytën e tregoi Anjëza për skuadrën e Manushit.

“Pyesin një nxënës në shkollë; çfarë ke dëshirë të bëhesh kur të rritesh? Milioner si babi, përgjigjet nxënësi. Pse e ke babin milioner? Jo, edhe ai ka dëshirë të bëhet milioner si unë”, ishte barcaleta e Robertit.

Më pas ishte radha e Anjezës.

“Ishte një vajzë që kishte mbetur pa martuar. I lutet Zotit që të martohet. Zoti i thotë që të mos e vrasë mendjen. Të shkojë në parajsë dhe atje do të gjejë burrë. Vajza vendos që një ditë të hidhet nga kati më i lartë i një ndërtesë. Vendos një shami mbi sytë dhe kur hidhet bie poshtë mbi një makinë me kastraveca e menjëherë nis e bërtet: Me radhë! Me radhë! Me radhë!”, ishte barcaleta e Anjezës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA