Panariti: Qumështi vendas me aflatoksinë, AKU të marr masa

15/12/2017 10:07

Ish ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka denoncuar në rrjetin social Facebook praninë e aflatoksinës në qumështin vendas, duke e quajtur një megaskandal, ose supermashtrim.

Ai thotë se studimi është bërë nga AFI, dhe gjysma e mostrave të qumështit vendas të analizuara dolën me substancën kancerogjene që është rezistente dhe ndaj përpunimit termik.

“Ose nje megaskandal, ose nje supermashtrim!! Mbetet per tu pare.?! .. Para disa ditesh ne nje studim te AFI, gjysma e mostrave te qumeshtit vendas te analizuara dolen me aflatoksine. Aflatoksina eshte substance kancerogjene e fuqise shume te larte, e pa zberthyeshme dhe rezistente ndaj perpunimit termik. Prania e saj ne qumesht dhe nenprodukte eshte rrezik shume i madh per shendetin e konsumatorit. MB dhe AKU duhet te bejne urgjent publike fermat apo subjektet prodhuese te ushqimeve te ndotura , te bllokojne prodhimin dhe te terheqin urgjent nga tregu produktet e perlyera. Sa me pare dhe menjehere!!! Nderkohe AFI te beje publike rezultatet e analizave, metodat e analizes dhe laboratoret e references qe i kane kryer ato. Nese kjo nuk ndodh atehere prokuroria te nis hetimin e menjëhershëm dhe te percaktoje përgjegjësite ose eventualisht mashtrimin sic ka ndodhur me pare ne dem te prodhuesve vendas, per te favorizuar importet”, shkruan Panariti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA