Në ditët e para në Itali, ata ishin të pandarë, si në fushë në sulmin e Sampdorias, ashtu edhe jashtë saj.

Dukej se miqësia mes Mauro Icardit dhe Maxi Lopezit ishte mjaft e fortë…deri kur në mes u përfshi Wanda Nara.

Modelja argjentinase, në atë kohë bashkëshorte e Maxi Lopez, vendosi ta lërë këtë të fundit dhe ende pa u tharë firma mbi kërkesën për divorc bëri publike romancën e re me Mauro Icardin.

Që prej asaj kohe gjërat nuk janë më njësoj dhe mëria e Maxi Lopezit ndaj Mauro Icardit është shpërfaqur shpesh edhe në fushën e lojës, ku ai refuzon t’i japë dorën si kundërshtar.

Megjithatë, kur në mes janë fëmijët, Maxi Lopez, që aktualisht luan me Udinezen, ka bërë një “sy qorr, e një vesh shurdh”. Sulmuesi i Friulianëve, Mauro Icardi dhe Wanda Nara u bënë sërish bashkë për ditëlindjen e Constantino-s, djali i Maxit dhe Wandas.

Festës iu bashkua edhe Daniela Christiansson, partnerja e re e Maxi Lopez.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA